Challandes: Për mua ishte shaka situata e penalltisë

PUBLIKUAR

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shprehur i indenjuar nga vendimi për penalltinë që u dha për Suedinë, e cila i ndihmoi kësaj të fundit të dalë në epërsi që në pjesën e parë.

Challandes, në një intervistë e konsideroi si “shaka” situatën e penalltisë, derisa kërkoi edhe shpjegime për rregullat e prekjes së topit me dorë, shkruan Gazeta Express.

“Nuk është ndjeshje e njejtë sikurse në Prishtinë. Mendo që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faul në Haderxhonaj”, tha ai.

“Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, shtoi tutje Challandes.

Trajneri i kombëtares së Kosovës tha edhe se dallimi mes një kundërshtari si Spanja dhe Suedia qëndron në fizikun e lojtarëve, gjë që, sipas tij, bëri diferencën në përformancën e lojtarëve të Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...