Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka talent që të bëhet lojtari më i mirë në botë sipas shokut të tij Këadëo Asamoah.
Dybala ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon, ndërsa u ble nga Palmero për një shumë që arrin shifrën e 40 milionë eurove.
Juventusi ka një serie të çmendur prej 10 fitoreve rresht në kampionat, ndërsa Dybala ka gjetur golin në shtatë prej nëntë ndeshjeve të fundit.
“ Paulo po tregon se çfarë talenti është. Nuk jam i befasuar pasi e kam parë atë që e ka bërë në Palermo”.
“Me 22 vjet ai është ende i ri, por është duke treguar se mund të bëhet lojtari më i mirë ën botë”, ka thënë Asamoah. /Telegrafi/


