“Mbappe është fenomen”

PUBLIKUAR

Karim Benzema ka folur me superlativa për Kylian Mbappen.

Në një intervistë dhënë për AS, sulmuesi i Real Madridit ka thënë se po e shijon çdo moment në fushë me sulmuesin e Parist Saint Germain te Franca.

Ai është një djalë i ri me shumë cilësi. Mbappe është një fenomen për shkak të futbollit të tij dhe për shkak të moshës së tij. Ai është shumë i mirë, dhe është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen shumë të luaj me të, dhe gjithashtu me Griezmannin, i cili lëviz mirë në hapësira të vogla. Kuptohemi në mënyrë të mrekullueshme kur luajmë së bashku me ekipin e Francës. Më pëlqen të luaj me ta”, u shpreh Benzema.

Benzema do të dëshironte që të luajë në Madrid me Mbappen dhe ditë më parë tha se “herët apo vonë, Mbappe do ta veshë fanellën e Realit”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...