Disa lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë, shkak punimet teknike

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Badoc – Prishtinë.

Si shkak i këtyre punimeve, nga ora 10:00-18:00 pa ujë të pijshëm do të mbesin, Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta    për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...