E goditi me veturë dhe shtiu dy herë me armë drejt tij, arrestohet gjakovari

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi me veturën e tij e ka goditur veturën e viktimës, po ashtu ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:15.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 08.10.2021 – 14:15. Është arrestuar i  dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...