Reali kërkon mbrojtës në Angli

PUBLIKUAR

“Los Blancos” ua kanë vënë syrin mbrojtësve, Aymeric Laporte dhe Antonio Rudiger

Real Madridi po planifikon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

“Los Blancos” duket se do të “peshkojnë” në Angli për këtë.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”.

Aymeric Laporte mbetet prioritet për gjigantin spanjoll, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi spanjoll është pjesë e Manchester Cityt, por ka përfunduar në radar të “Mbretërve”.

Gjithashtu, Reali ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Qendërmbrojtësi gjerman e refuzoi vazhdimin e kontratës me “Blues”.

Ndër të tjera, atë e duan edhe Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...