Deputetja Osmani: T’ia pamundësojmë Thaçit kuorumin

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje deputetëve të kësaj partie që mos të marrin pjesë në seancën, në të cilën do të votohet Hashim Thaçi për president.

Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Osmani ka thënë se e vetmja mënyrë për ta penguar zgjedhjen e Thaçit për president është mospjesëmarrja e dhjetë deputetëve të LDK-së në atë seancë.

“Të gjithë e dinë se kush është z. Thaçi. Të gjithë e dinë se ai nuk është figurë unifikuese, siç kërkohet me Kushtetutë. Të gjithë e dinë se e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e tij është që atë ditë ta pamundësojnë kuorumin, sepse vota është e fshehtë. Mirëpo, në votim të fshehtë kërkohen vetëm 61 vota në raundin tretë, kurse kuorumi është 80 vota. Pra kërkohet që së paku dhjetë deputetë të LDK-së, përveç opozitës mos të marrin pjesë në seancë. Mospjesëmarrja në seancë është kundërshtimi i vetëm efektiv që do të mund të parandalonte zgjedhjen e z. Thaçi president”, ka thënë Osmani, duke shtuar se vullneti i elektoratit të LDK-së është që lideri i PDK-së të mos zgjidhet president. /Epoka e re/

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...