Gjuriq: Ka ikur koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në SHBA

PUBLIKUAR

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kaluar koha kur shqiptarët kanë qenë të vetmit që kanë lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjuriq pretendon se në SHBA është duke u rritur numri i zyrtarëve që mendojnë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do të kënaqte të dy palët, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.

Këto deklarime Gjuriq i ka bërë kur është pyetur rreth letrës që disa kongresmenë amerikanë i kanë dërguar presidentit të SHBA’së, Joe Biden, e në të cilën kanë kërkuar rritje të interesimit për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të fundit.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të drejtojë një betejë të qetë, këmbngulëse dhe diplomatike për pozitën e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

Ai tutje ka thënë se ka pasur takim me senatorin amerikan Mike Rounds, derisa takimin me një senator tjetër s’ka dashur që ta bëj publik.

Gjuriq ka komentuar edhe deklaratën e fundit të SHBA’së për Samitin BE-Ballkan të mbajtur para pak ditësh. Gjithashtu ka lavdëruar punën e bërë nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...