Ministria e Shëndetësisë deklarohet pas takimit me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat e reja

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka dhënë informacione për takimin me kryetarët e komunave, ku u diskutua për masat e reja Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Sipas kësaj ministrie, ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur takim virtual me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

“U. D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit. U. D. Ministrja Gexha dhe Ministri Krasniqi, falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale”, thuhet nga MSH.

Sipas kësaj ministrie, në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor është theksuar se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...