Juventusit i kushtoi Ramsey 5 mijë euro në minutë

PUBLIKUAR

Aaron Ramsey ka qenë një dështim tek Juventusi deri tash.

Mesfushori uellsian nuk bën më pjesë në planet e “Bianconeri” dhe mund të largohet nga Torino në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Juve do të shpresojë që ta blejë një klub blerës për ish-futbollistin e Arsenalit, ndoshta nga Premierliga, pasi klubet e atjeshme kanë shprehur interesim për lojtarin në të kaluarën.

Deri sot, Juventusit Ramsey i ka kushtuar 5 mijë euro në minutë, respektivisht 18 mijë euro në minutë vetëm këtë sezon.

Rroga e tij prej 8 milionë eurosh në vit po i kushton klubit Bardhezi, përcjell “Gazeta Express”.

Ramsey kishte arritur në Itali si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai është njëri prej lojtarëve me rrogën më të lartë në “Allianz Stadium”.

Gjithashtu, Juven po e harxhojnë edhe menaxherët e lojtarit.

Ata vetëm këtë vit i kanë marrë plot 2.8 milionë euro për futbollistin e lindur në vitin 1991, pikërisht për faktin se Ramsey ka mbetur në Torino.

Një transferim i dështuar ky, të cilin Juve do të mundohet ta harrojë sa më shpejt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...