Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protestë pas 17 tetorit

PUBLIKUAR

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më masive pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas tyre, kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për Pandeminë nuk janë marrë parasysh nga Qeveria, pavarësisht protestave të tre javëve më parë.

“Duke pasur parasysh që kanë kaluar tre javë nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat, me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022, dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, FSSHK-ja në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, kjo Sindikatë ka thënë se me këtë qasje të Qeverisë aktuale po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, derisa kanë kërkuar reflektim.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...