Policia ndalon dy persona, po prisnin dru në brezin kufitar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme rreth  orës 14:30, gjatë vëzhgimit në  fshatin Sllatinë, patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Kërpimeh, gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ka vërejtur  disa persona meshkuj  duke prerë dru  në  brezin kufitar, raporton Gazeta Express..

Me të hetuar patrullën policore, sipas policisë, personat janë larguar  në drejtim të malit poshtë, mirëpo reagimi i shpejt i patrullës ka bërë që të  ndalohen dy persona meshkuj kosovarë, që ishin duke prerë dru me dy  moto-sharra.

“Në vend-ngjarje janë hasur  të grumbulluara rreth dyzet (40) trupa dru,  të gjatësive të ndryshme 10 deri 15 metra dhe diametër nga 20 deri 40 cm, një traktor, një ngarkesë (ram) me afro 7 deri 8 m3 dru dhe një tjetër gjysmë i ngarkuar me dru. Lidhur me rastin, është njoftuar Dogana e Kosovës ndërsa në konsultim me prokurorin, të dyshuarit H.M (1976) dhe M.M. (1992) lirohen në procedurë të rregullt. ndaj tyre është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mall’.  Në këtë rast janëkonfiskuar  dy moto-sharra dhe pesë radio-lidhje dore për komunikim të gjetura në vend ngjarje. Policia kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që merren me veprimtari të kundërligjshme”, është thënë për media nga PK.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...