Gjendet i vdekur një person në Gjilan

PUBLIKUAR

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, mbrëmjen e së mërkurës, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq të Gjilanit, ku viktima është gjetur i shtrirë në një fushë të hapur.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fsh. Pidiq, Gjilan 06.10.2021 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...