Spanja i hakmerret Italisë, kualifikohet n’finale

PUBLIKUAR

Spanja është finalisti i parë në Nations League.

Të besuarit e Luis Enrique e kanë mundur 2-1 në gjysmëfinale Italinë, për t’u kualifikuar në finale, ku do të presin fituesin e së enjtes mes Belgjikës dhe Francës.

Spanja e dominoi në tërësi ndeshje, nga minuta e parë e pothuajse deri në fund, përjashtuar minutat e fundit, nga goli i Pellegrinit në minutën e 83-të e deri në fund të takimit, kur ai shënoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Torres i shënoi të dy golat për Spanjën, që të dy në pjesën e parë.

Njërin në minutën e 17’ e tjetrin në minutën e 45 +2, disa minuta pasi Leonardo Bonucci e la në lloç Italinë, duke u përjashtuar nga loja me të kuq.

Spanja në finale do të ketë punë me Francën ose Belgjikën, që zhvillohet të enjten, derisa finalja do të luhet të dielën.

Derisa Italia gjithashtu do të luajë të dielën për vendin e tretë dhe do të presë humbësin e sfidës mes Belgjikës dhe Francës. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...