Mbappe ia bën “shah-mat” Real Madridit: “Po flasim më PSG-në, gjithçka po shkon mirë!”

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe mund të mbetet në Paris Saint Germain edhe pas verës së vitit 2022.

AYZA LAMARI, nëna e Mbappes, ka zbuluar të mërkurën se është takuar të hënën me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon.

Ajo ka shokuar Real Madridin, duke konfirmuar se me Parisin janë në bisedime për rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor të vitit 2022 dhe Reali synonte ta merrte falas meqenëse Parisi refuzoi deri në 200 milionë euro në gushtin që lamë pas.

“Kam folur me Leonardon të hënën. Po diskutojmë për zgjatjen e kontratës për një vit dhe gjërat po shkojnë mirë”, tha ajo, duke shtuar: “Situata e Mbappes mund të ndryshojë brenda natës”.

Kjo alarmon Realin dhe Florentino Perezin, që ditë më parë ishte optimist në sjelljen e Mbappes në Madrid, sipas të cilit, goditja mund të bëhej në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...