Rrahje mes disa personave në Prishtinë, konfiskohen armë

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 16:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Policia thotë se personat e përfshirë në rrahje në fillim kishin dalë nga veturat e tyre e më pas ishin konfrontuar.

Me këtë rast ka reaguar shumë shpejt Njesia Speciale e Policisë së Kosovës duke evituar eskalimin e mëtejmë të situatës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ishte në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku disa persona pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje. Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike”.

Aktualisht zyrtarët kompetent , kanë nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...