Lajmërohet Halil Kastrati pas operimit

PUBLIKUAR

Humanisti Halil Kastrati ka folur pas operimit, duke treguar se tash është mirë, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se ka filluar ta marrë vetën dhe se shumë shpejt t’i kthehet punës me Jetimat e Ballkanit, duke thënë se kjo punë i jep kuptim jetës së tij.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.  Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim”, ka shkruar Kastrati./Express

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.  Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.

O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...