Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, të pranishëm do të jenë edhe Merkel dhe Macron

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media para fillimit të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka folur për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurti, siç përcjell Euronews.sr, u ka thënë gazetarëve se në margjinat e Samitit të sotëm  në Brdo, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse në takim do të jenë të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Takimi i sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq vjen pas tensionimit të fundit të situatës në veri të Kosovës.

“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, ka deklaruar presidenti serb të martën, kur ka folur për takimin e sotëm.

Kurti ka thënë se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërim.

Ai foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...