Barcelona do të përpiqet ta shesë mbrojtësin francez Samuel Umtiti me çdo kusht në afatin kalimtar të janarit.
Përfaqësuesi i Francës Umtiti ka kohë që nuk është në planet e klubit e as të trajnerit Ronald Koeman, raporton Gazeta Express.
Ka kohë që Barça mundohet të nxjerrë para nga shitja e Umtitit, kryesisht për shkak të pagës së tij të lartë dhe telasheve të vazhdueshme me lëndime.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta larguar në verë, Umtiti nuk e pranoi largimin as kur iu mundësua të ikte falas.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë në gjendje ta gjejë ndonjë klub të ri për 27-vjeçarin në afatin kalimtar dimëror./Gazeta Express/


