Rashica në formacionin e javës (Foto)

PUBLIKUAR

Milot Rashica është përfshirë në formacionin e javës të kampionatit holandez nga portali ‘voetbalprimeur.nl’.

Mesfushori i Kombëtares U-21 shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Vitesses në fushën e Cambuurit.

Rashica ka shënuar shtatë gola deri më tani, një shpërthim befasues i futbollistit 19-vjeçar.

“Rashica ka shënuar edhe në fundjavën e kaluar dhe deri tani ka shtatë gola në ligë. Atij i duhet edhe një pikë për përmirësim: ndihma prapa. Kundërsulmi është i mjaftueshme për një anësor”, shkruan ky portal.

Shqiptari po befason të gjithë me paraqitjet e tij duke bërë jehonë jashtë Holandës.

Pak ditë më parë pati sinjale për një interesim të Galatasarayt. Mediat turke e cilësuan një Franck Ribery të ri për atë që tregon në fushë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...