Milan kishte marrë një lojtar duke menduar që ai ishte 19 vjeçar dhe quhej Yusupha Yaffa, por ai doli të jetë 28 vjeçar.
Yaffa, i cili vinte nga Gambia, erdhi në Milan në vitin 2013, pasi kaloi provat duke shkëlqyer dhe iu afrua një vend tek të rinjtë.
Yaffa me të mbërritur në Itali, kishte thënë se është 12 vjeçar, por i ka humbur letrat që e dëshmojnë këtë.
Por sipas Gazzetta dello Sport mosha e tij e vërtet doli në pah pasi që u bë marrëveshja zyrtare. Shokët e lojtarit treguan që ajo nuk është mosha e vërtetë.
Ditëlindja e tij aktuale është me 31 dhjetor 1996, që e bën atë të jetë 19, por e vërteta është se ai ka lindur me 14 shkurt 1987.
Ai aktualisht luan te MSV Duisburg si huazim nga Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/



