Instituti EdGuard reagon pasi mediat nuk u lejuan në Komisionin për Arsim

PUBLIKUAR

Instituti EdGuard kundërshtoi fuqishëm moslejimin e mediave në vëzhgim të mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku ishte për raportim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit. Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiq fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim. Komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional”, reagoi Instituti EdGuard.

Sot kryetari i Komisionit për Arsimit, Ardian Gola, kërkoi largimin e mediave nga salla e mbledhjes me arsyetimin e masave anti-COVID.

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...