Shefi i EULEX’it jep detaje lidhur me zbatimin e marrëveshjes për targat

PUBLIKUAR

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje nga zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi, e arritur me ndërmjetësimin e Brukselit.

Wigemark, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është shprehur se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja po zbatohet, shkruan Gazeta Express.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”, shkruan Wigemark në Twitter.

Pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e ngjitseve në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin që nga e hëna.

Deri më 8 tetor, veturat të cilat nuk fshehin simbolet shtetërore në Kosovë do të dënohen sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...