Policia e Kosovës konfiskon 11 kg drogë, pamje nga vendi i ngjarjes

PUBLIKUAR

Dje Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Më pas është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit.

“Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara”, njofton policia, transmeton Express.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale: Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë, Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët, Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë, Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë, Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë, Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë, Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë, Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë, Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë, Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore, Një (1) telefon mobil samsung, Një (1) telefon mobil ‘ONXA’”, njofton tutje policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...