Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia
Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari
S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit
marihuanë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të
procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe
automjetit të të dyshuarit të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive të
antidrogës në Gjakovë dhe në Prishtinë, NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga DRP në Prizren si
dhe DKKO-së në Prishtinë.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:
Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë
Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët
Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me
peshe totale 2200 gramë.
Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë
Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë
Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë
Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit
Tupec afër lumit Drini i Bardhë.
Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore
_________________________________________________________________________________
Adresa: Rr. Luan Haradinaj pn. 10000 Prishtinë – Kosovë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës
Një (1) telefon mobil ‘samsung’
Një (1) telefon mobil ‘ONXA’
Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar
narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në
Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të
kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime
nga njësitë relevante policore.


