Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ndalohen tre persona

PUBLIKUAR

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh tëPolicisë së Kosovës (PK), ku thuhet se tre nga të dyshuarit për këto raste janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në komunën e Zveçanit, dhe nga një rast në Gjakovë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Në raport thuhet se në dy raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortet ndaj grave, në një rast i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht babin e tij, në një rast tjetër thuhet se e dyshuara femër ka sulmuar fizikisht vëllain e saj, dhe në një rast tjetër thuhet se i dyshuari mashkull ka sulmuar djalin e tij.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...