Dy persona sulmojnë policët në Graqanicë

PUBLIKUAR

Dy persona kanë sulmuar zyrtarët policorë në Graqanicë, pasi janë kapur duke qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orën 22:20, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq pas intervistimit nga prokurori, njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje.

“Graçanicë, 03.10.2021 – 22:20. Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë  një lokali gjatë orës policore. Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...