Vdekja e 10-vjeçarit nga Malisheva, policia tregon çka u gjet në vendin e ngjarjes

PUBLIKUAR

Një 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, mesditën e së dielës, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obksuion.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF,  është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe  një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Express të dielën ka raportuar lidhur me vdekjen e 10-vjeçar. Ai u gjet në një kabinë kamioni në Malishevë.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...