Pep Guardiola ka këmbëngulur se James Milner është dashur të përjashtohej nga loja gjatë barazimit të Liverpoolit 2:2 me Manchester City të dielën, duke i goditur njëkohësisht rivalët Manchester United dhe Liverpool si ky ekip të përdhelur nga gjyqtarët.
Trajneri i City Guardiola u shpreh i mllefosur me vendimin e gjyqtarit për të mos e ndëshkuar Milnerin me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Bernardo Silvës në Anfield, raporton Gazeta Express.
Gjyqtari Paul Tierney dha faull në të mirë të Man Cityt por hezitoi ta nxjerrë nga xhepi kartonin e dytë të verdhë për mesfushorin anglez dhe VAR-i nuk ndërhyri për ta përmirësuar vendimin e tij, i cili s’u cilësua si gabim i pastër dhe i qartë.
Guardiola tha pas ndeshjes se Milneri është dashur të përjashtohej dhe pretendoi se në një situatë të ngjashme lojtari i ekipit të tij do të ishte përjashtuar me të kuq.
“Ishte karton i dytë i verdhë. Ishte e qartë”, tha Guardiola pas ndeshjes.
“Është Anfield, është Old Trafford. Në rastin tonë lojtari i Cityt do të ishte përjashtuar. Është shumë e qartë. Ishte karton i dytë i verdhë”, këmbënguli trajneri spanjoll. /Gazeta Express/


