Reagon trajneri i Real Madridit pas humbjes kundër Espanyolit

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka pranuar se skuadra e tij luajti shumë dobët në humbjen kundër Espanyolit të dielën, e cila ishte e para për madrilenët në La Liga këtë sezon.

Espanyoli e mposhti 2:1 Real Madridin, duke ia shkaktuar humbjen e parë në La Liga dhe të dytën radhazi në të gjitha garat të dielën, raporton Gazeta Express.

Raul de Tomas dhe Aleix Vidal shënuan nga një herë për t’ia siguruar Espanyolit vetëm fitoren e dytë këtë sezon në ligë, ndërkohë që goli i mrekullueshëm i Karim Benzemas shërbeu vetëm si ngushëllim për Realin në RCDE Stadium.

“Ne luajtëm dobët, nuk çfarë mund të them më shumë. Ne e nisëm ndeshjen me një ide, por nuk ishim në gjendje të qëndronim të qetësuar”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Pas golit pati shumë huti. Kjo ishte ndeshja jonë më e dobët (këtë sezon)”, shtoi ai.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Carlo Ancelottit dhe vjen menjëherë pas humbjes turpëruese kundër Sheriffit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Me gjithë humbjen, Real Madridi mbetet lider i La Ligës me 17 pikë, aq sa ka edhe rivali i qytetit Atletico Madrid në vendin e dytë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...