Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Pejë, këto janë dyshimet e para

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme në Pejë, një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur, raporton Express.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, teksa ka treguar se është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jeta në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet njoftimi i Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...