Vdes babai i katër dëshmorëve, Miftar Kiqina

PUBLIKUAR

Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

I ndjeri ishte babai i katër dëshmorëve: Afrim, Bajram, Faton dhe Ramiz Kiqina.

Në lidhje me rastin e vdekjes së Miftar Kiqinës, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të katër Dëshmorëve, Miftar Kiqina. Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...