Martinez: Nuk më ka kontaktuar Barcelona

PUBLIKUAR

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez për HLN ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga Barcelona për stolin.

Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë asgjë, ani pse dëshiron të përmbushë kontratën me Belgjikën.

Barça po mendon ta shkarkojë Ronald Koemanin dhe në mesin e shumë kandidatëve për stolin është edhe Martinez.

Megjithatë, ka zëra se Andrea Pirlo është kandidati numër një, dëshira e Joan Laportës.

“Nuk ka absolutisht asgjë – dhe nuk ka pasur kontakte me Barcelonën. Dua ta përmbush kontratën time, por shumë gjëra mund të lindin gjatë rrugës”, u shpreh Martinez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...