Marrëveshja tre-pikëshe Kosovë-Serbi, nesër në selinë e NATO-s Stoltenberg e pret Lajçakun

PUBLIKUAR

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me emisarin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në selinë e NATO-s, raporton Gazeta Express.

“Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me Presidentin Vuçiç dhe Albin Kurti për nevojën e de-përshkallëzimit, shfaqjes së përmbajtjes dhe kthimit në dialog; dhe mezi presim që Nesër të kemi Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák , ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në komunikatën e NATO-s për media.

Tutje thuhet se NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun nga BE-ja dhe përpjekje të tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është çelësi për stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...