Barcelona shënon rekord më të keq në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të keq në historinë e klubit në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, pasi e pësoi humbjen e dytë radhazi në fillim të kësaj gare.

Benfica e mposhti 3:0 Barçën të mërkurën, duke ia shkaktuar disfatën e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pasi Bayern Munich e kishte mundur në ndeshjen hapëse të grupit javë më parë, raporton Gazeta Express.

Kjo është hera e parë që katalonasit i humbin dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Një fillim të tillë Barcelona e kishte përjetuar edhe në UEFA Cup, kur ishte mposhtur dy herë nga Porto në rrethin e parë në sezonin 1972-73.

Barça është në krizë të madhe brenda dhe jashtë fushës, pasi përveç problemeve financiare – që çuan në largimin e Lionel Messit – skuadra e Ronald Koeman e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...