Chelsea e shënjestron Pau Torresin

PUBLIKUAR

“Blues” po planifikojnë të përforcohen në repartin defanziv dhe ia kanë mësyrë Spanjës, respektivisht qendërmbrojtësit të Villarrealit

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, kampioni aktual evropian duket se ka shënjestruar në Spanjë.

Mediumi 90min raporton se “Blues” ia kanë mësyrë qendërmbrojtësit të Villarrealit, Pau Torres, shkruan Gazeta Express.

Pasi dështuan ta transferojnë Jules Kounden, Të Kaltrit tash i janë vërsulur 24 vjeçarit.

Gjatë verës që shkoi, interesim për përfaqësuesin spanjoll kishte shprehur edhe klubi tjetër anglez, Manchester United.

Torres vlerësohet lart si futbollist për stabilitetin që e krijon në mbrojtje dhe për qetësinë e tij.

Ai e fitoi Europa Leaguen me Villarrealin sezonin e kaluar dhe shkoi me Spanjën deri në gjysmëfinale të Euro 2020. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...