Policia kufitare vë në pranga një person të dyshuar për drogë

PUBLIKUAR

Zyrtarët policor të Stacionit Policor Kufitar Stançiq, pas pranimit të informatave inteligjente po kryenin detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.

“I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda. Policia Kufitare në mënyrë profesionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gr.)”, njofton policia, transmeton Express.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme.

 

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...