Trajneri i Barçës e pranon: E kemi zor të jemi në nivelin e ekipeve të mëdha

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur pesimist për shpresat e ekipit të tij për të korrur sukses në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke e pranuar se katalonasit nuk janë në nivelin e ekipeve kryesore.

Duke folur për media para ndeshjes kundër Benficës të mërkurën, Koeman e pranoi se Barcelona nuk ka ndonjë shpresë për ta fituar trofeun më të çmueshëm evropian për klube, raporton Gazeta Express.

Pas një fillimi të tmerrshëm të grupit, pasi u humb dhe u turpëruar përsëri nga Bayern Munich në Camp Nou, skuadra e Koeman do të përpiqet të kthehet në binarë kundër Benficës në Lisbonë.

“Duhet të jemi realistë, tani për tani, me ndryshimet që i kemi bërë në ekip, është tejet e vështirë të jemi në nivelin e ekipeve kryesore”, tha Koeman.

Trajneri holandez foli edhe për rikthimin e Ansu Fatit nga lëndimi dhe golin e tij të parë pas 11  muajsh jashtë fushës.

“(Ansu Fati) ishte shumë i lodhur të hënën, emocionet e kishin ndikimin e vet. Të martën, ai stërviti pa ndonjë problem”, tregoi ai.

“Ne duam t’i japim më shumë minuta atij, por nuk e them dot para ndeshjes se sa minuta do të luajë ai”, shtoi Koeman. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...