Paris Saint Germain e ka mposhtur 2-0 Manchester Cityn në Parc des Princes. Këtë mbrëmje ka shënuar golin e parë me fanellën e Parisit Lionel Messi.
Parisi e ka marrë fitoren e parë, kurse Lionel Messi golin e parë në Ligën e Kampionëve.
34-vjeçari, i kritikuar për mos adaptimin deri më tani te PSG, arriti që t’ia bëjë sefte me fanellën e PSG-së të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve duke i shënuar nëj gol të bukur Manchester Cityt.
Ai shënoi për 2-0 në minutën e 74’, derisa për 1-0 kishte shënuar Idrissa Gueye në pjesën e parë, raporton Gazeta Express.
Pas kësaj fitore, PSG prin në Grup me 4 pikë, aq sa ka dhe Clube Brugge, derisa City i treti me 3 pikë, Leipzig në fund me 0 pikë.


