Skuadra angleze Arsenal është duke monitoruar gjendjen e sulmuesit rus, Aleksander Kokrin.
Anëtari i skuadrës ruse Dinamo Moskë, ka thënë haptazi se dëshiron largimin nga kampionatin kombëtar për tu transferuar në njërën nga ligat e forta evropiane.
Sipas medieve ruse dhe atyre angleze Arsenali është i interesuar për shërbimet e reprezentuesit rus.
E ardhmja e 24-vjeçarit ende është e paqartë, ndërsa drejtori sportiv i Dinamo Moskës, ka thënë se ylli i tyre do të largohet.
“Unë nuk e di ku do të shkojë Kokorin. Ai ka deklaruar se dëshiron të largohet. Arsenali ka qenë i interesuar për transferimin e tij por duan të presin deri në verë”, ka deklaruar Alan Sarsania. /Telegrafi/


