Trajneri i Suedisë: Kosova është e aftë që të na krijojë probleme

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Suedia përballet me Kosovën më 9 tetor ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se Kosova është ekip individualisht i aftë që do të provojë t’ju krijojë probleme.

“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme. Kosova, ndër të tjera, bëri një lojë shumë të mirë kundër Spanjës herën e kaluar”, tha Andersson.

Të dy ndeshjet e muajit tetor, Suedia do t’i luajë në shtëpi. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...