Eurodeputetët: Të hiqet Policia dhe barrikadat nga veriu i Kosovës, të gjendet urgjentisht një zgjidhje

PUBLIKUAR

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës si dhe barrikadat e vendosura me mjete të rënda në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve, në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Po ashtu është kërkuar që të ndalen retorika nxitëse dhe provokimet.

“Ne dëshirojmë të shohim tërheqjen e policisë speciale dhe çdo njësie të ushtrisë dhe zhbllokimin e rrugëve. Veprimet dhe provokimet e njëanshme dhe retorika nxitëse, të cilat rrisin tensionet dhe ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve lokale, duhet të ndalen. Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe partnerëve të saj që të vazhdojnë të punojnë për zvogëlimin e krizës dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të përdorin platformën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

Më tej theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për pranimin në BE të të dyja vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, lidhur me situatën në pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu deklaroi se të dyja palët duhet ta gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të garantohet siguria dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve”, shkroi Viola von Cramon në në Twitter.

Në një deklaratë të Komitetit thuhet se “eurodeputetët shprehin shqetësim të thellë për sigurinë e të gjithë qytetarëve, për shkak të tensioneve në vendkalimet Jarinje dhe Brnjak.”

 

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...