Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se dy vajza të mitura janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, derisa viktimat janë dërguar për ekzaminim mejkësor.

“Ferizaj, 27.09.2021 – 02:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se, dy viktimat e mitura femra kosovare,  janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...