Befason Latifi: Kjo që ndodhi në veri po e ndryshon dinamikën e dialogut

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit në veri do t’ia ndryshojnë dinamikën dialogut Kosovë-Serbi.

Latifi këtë argument e ka zgjeruar duke thënë se takimi i ftuar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe me ndërmjetësimin e SHBA’së, prioritet do ta ketë veriun, shkruan Gazeta Express.

Profesori universitar, tutje ka thënë se ndryshimi i dinamikës së dialogut do të përcaktojë se sa është i frytshëm në bazë të përformancës së delegacionit kosovar në Bruksel.

“Çështja e dialogut mund të marrë një dinamikë të re. Varet se si qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje ta orientojë këtë moment të ri, i cili është shfaq. Varet prej dijes së tyre, prej shkathtësisë së tyre. Nëse dinë, zgjidhin diçka, nëse nuk dijnë, mund t’i kthehet bumerang edhe Kosovës edhe qeverisë. Nuk e shoh si një zhvillim prej të cilit ne automatikisht kemi me dalë keq, por si një mundësi e re nëse dinë me e shfrytëzu munden me nxjerrë diçka”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, përgjatë mbrëmjes së të hënës ambasada e SHBA’së në Kosovë e ka konfirmuar për Gazetën Express se pala kosovare dhe ajo serbe kanë pranuar që të mbajnë një takim në Bruksel, pjesë e së cilës do të jetë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...