Valon Tolaj jep dorëheqje nga Drejtori Menaxhues i AKP-së

PUBLIKUAR

Valon Tolaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore dhe koha e mbetur e mandatit të tij e kanë bërë të vlerësoj si të panevojshëm kontributin e tij më tutje në AKP, shkruan “Indeksonline”.

Postimi i plotë i Tolajt:

Miq e kolegë,

Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.

Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.

Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim,  me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje.

VT

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...