Armina sjell modën e New Yorkut të viteve ‘90

PUBLIKUAR

Armina Mevlani vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendje edhe falë punës së saj të jashtëzakonshme si një ndër blogeret më të suksesshme të modës.

Nusja e djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Shkëlzenit duket se edhe kësaj radhë ka qëlluar në shenjë.

Armina Mevlani ka publikuar një set fotografik shumë interesant, i cili është realizuar nga fotografi Eugenio Qose në kryeqendrën e modës botërore në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Frymëzimi për këtë shërbim fotografik ishin pikërisht këto momente të mbledhura së bashku dhe kthimi në vitet `90, me disa foto bardhë e zi. Së bashku me Eugenion (fotografin), zgjodhëm një lagje ala “Old Manhattan”, foto bardhë e zi dhe një veshje timen që të kthen në kohë, një shkrirje mes gotikes dhe modernes…”, shkruan Armina përkrah fotove të publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

0 komente

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...