Drejtoresha Arsimit në Komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ju kërkuar që edhe këtë vit të respektojnë sa më shumë masat mbrojtëse nga virusi që të vazhdojmë t’i mbajmë shkollat hapur dhe të realizojmë suksesshëm mësimin.
Postimi i plotë:
URIM PËR VIT TË MBARË SHKOLLOR
Pandemia Covid 19 që u shfaq te ne vitin e kaluar, u bë sfidë e re për ta përballuar, sidomos në procesin mësimorë, madje, u dasht të fillojmë mësimin online dhe nxënësit nuk mbetën pa mësim. Pastaj vitin e kaluar shkollor e realizuam mësimin nëpër shkolla duke respektuar masat mbrojtëse në përpikmëri.
Për këtë u jam shumë mirënjohëse nxënësve, prindërve, mësimdhenësve, menaxherëve dhe punëtorëve teknik për angazhimin e tyre në organizimin e mësimit, mbajtjen e higjienës dhe respektimin e masave për t’u mbrojtur nga virusi e për nivelin e larte te ndergjegjësimit.
Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, uroj të gjithe nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ju kërkuar që edhe këtë vit të respektojnë sa më shumë masat mbrojtëse nga virusi që të vazhdojmë t’i mbajmë shkollat hapur dhe të realizojmë suksesshëm mësimin.
Jam e përkushtuar në maksimum që shkollat tona të plotësojnë të gjitha kushtet që të kemi arsim sa më cilësor.
#mbaje_maskën
#respekto_distancën
Me respekt,
Elmaze Behluli – Drejtoreshë e Arsimit


