Nga sot në QKUK dhe spitalet rajonale do të kryhen edhe operacionet joemergjente

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të kryhen edhe operacionet joemergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Këto operacione ishin ndërprerë për shkak të rritjes së rasteve të infektuara e hospitalizuara me COVID-19.

SHSKUK ka bërë të ditur sot se kanë kthyer programin e rregullt operativ derisa kanë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse Anti-COVID.

Njoftimi i SHSKUK’së:

Në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve të përgjithshme, nga sot do të kryhen edhe operacione jo emergjente (elektive).

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.

Ju lutem, vaksinohuni dhe respektoni masat anti-covid.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...