PSG-ja nuk heq dorë nga Kante

PUBLIKUAR

N’Golo Kante është padyshim një nga mesfushorët më të mirë momentalisht botë dhe çdo verë ai është në shënjestër të ekipeve të ndryshme.

Chelsea ka qenë gjithmonë ngurrues për lojtarin francez, por duket se historia mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm.

Siç theksohet nga Anglia, Chelsea do të merrte parasysh shitjen e tij në merkaton. Në moshën 30 vjeçare, lojtarit i mbeten edhe dy vite kontratë dhe nga Londra e dinë se është koha për të siguruar të ardhura me shitjen e tij.

Sipas TodoFichajes, PSG do të ishte vendi më i mirë për të marrë shërbime e bashkëatdhetarit të tij.

Parisienët nuk iu kanë fshehur kurrë qëllime e tyre në lidhje me Kante dhe ata me siguri do të tentojnë sërish në merkaton e ardhshme.

Bisedimet mes klubeve ende nuk kanë nisur edhe pse nga Londra ata tashmë e dinë synimet e PSG-së.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...