Fadil Sopa i drejtohet me kërkesë qeverisë: Verifikimin e vaksinimit të klientëve ta bëjnë organet e rendit jo bizneset

PUBLIKUAR

Me masat e reja anti-COVID, nga nesër pa poseduar njërën nga dëshmitë siç është certifikata e vaksinimit ose ndonjërin nga testet për COVID-19, askujt nuk iu lejohet hyrja dhe shërbimi në hapësirat e mbyllura.

E këtë vendim të Qeverisë së Kosovës po e konsideron jo të drejtë, afaristi i njohur nga Lipjani, Fadil Sopa.

Sopa në lidhje me këtë i është drejtur me një kërkesë qeverisë dhe shoqatës së gastronomëve duke thënë se verifikimin e vaksinimit të klientëve duhet ta bëjnë organet e rendi dhe jo bizneset.

“Kërkesë për :

Qeverinë e Kosovës dhe

Shoqatën e Gastronomëve.

Ne si biznes kërkojmë nga organet e lartëcekura, që procesin e verifikimit të vaksinimit nga klientëttonë t’a bëjnë organet e rendit : policia apo insepktorët e punës, dhe në rast të shkeljes së rregullave të caktuara nga IKSHPK-ja, përgjegjësia të jetë individuale për secilin, e jo të dënohet biznesi, ne nuk mund t’a luajmë rolin e policisë dhe inspektoriatit, sepse konsiderojmë si vendim që është i padrejtë.

Klientët tonë nuk mund t’i kthejmë prapë, ata janë  pjesa më e rëndësishme që e mbanë gjallë aktivitetin tonë si biznes”, thuhet në kërkesën e tij./

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...